NI4OS - Europe
Si pjesë e projekteve të Resë europiane për Shkenën e Hapur (EOSC) që mbështesin Infrastrukturat Kombëtare për Shkencën e Hapur, projekti "NI4OS-Evropë" përqendrohet në zonën e Evropës Jug-Lindore për të nxitur bashkëpunimin me palët e interesuara dhe iniciatorët e projekti në nivel kombëtar dhe rajonal, duke synuar forcimin e koordinimit të aktiviteteve me qëlim që të arrihet një komunikim efektiv dhe të harmonizohet praktikat në përputhje me EOSC, si në nivel teknikë /operacional (të dhëna FAIR, ndërveprim të shërbimeve, etj), ashtu edhe në një nivel strategjik (RDM dhe politika të Shkencës së Hapur).
Në ndërtimin e këtyre iniciativave kombëtare për mbështetjen e Shkencës së Hapur Kombëtare dhe infrastrukturës "Cloud computing", projekti "NI4OS-Evropë" do të ndërlidhet ngushtësisht me projekte të ngjashme të cilat kanë demonstruar përvojë në fushat përkatëse të tilla si OpenAIRE National Access Access Desks (NOADs), Aleancës Kombëtare të Hulumtimeve (RDA) , Infrastrukturat e Rrjetit Kombëtar (NGI) dhe projekte të tjera të orientuara nga EOSC.