Akademia
Rrjeti Akademik Shqiptar nga 2019-2020 ka ofruar mbështetjen e tij për Platformën “Akademia”, e cila shërben për kontrollin anti-plagjiaturë. Ky është një hap tejet i rëndësishëm në sigurimin dhe kontrollimin e integritetit shkencor të akademikëve shqiptarë. Kjo platformë ka krijuar një arkivë gjigande përgjatë viteve të kaluara, e cila vazhdon të popullohet çdo ditë e më shumë. Gjithashtu, “Akademia” ka siguruar qasje në arkiva të njohura ndërkombëtare për të rritur cilësinë e kontrollimeve të dokumenteve. Së fundmi, ka lansuar edhe mundësinë e kontrollimit të shkrimeve përmes përkthimeve e cila ju mundëson Universiteteve të kontrollojnë punimet e diplomës për plagjiaturë edhe në rastet kur dikush bën përkthim nga gjuhët e huaja.